Sallat e konferencave

Palace Hotel & SPA ofrojnë shërbime premium në mënyrë që takimet tuaja të biznesit të jenë të suksesshme.

Intervistat, takimet e biznesit, takimet e bordit, seminaret, trajnimet, konferencat për shtyp, punëtoritë apo lloj tjetër takimi mund të realizohen në sallat e konferencave në Palace Hotel & SPA. Sallat tona të konferencave mund të konfigurohen në përputhje me nevojat tuaja dhe programin e ngjarjeve. Sallat janë të pajisura me sistemin e teknologjisë së fundit duke përfshirë këtu edhe dhomën për përkthim simultan. 

Gjatë ngjarjes ne mund të organizojmë ushqime të shpejta, pushime për kafe dhe mëngjese biznesi. Gjithashtu ne ofrojmë vakte private biznesi nga menuja speciale e Restaurantit në hotelin tonë.

Vivianite

Salla Vivianite ka kapacietet për akomodim deri në 100 persona dhe fleksibilitet të aranzhimit të uljes në formatin e uljes në sallë mbledhjesh, dhomë mësimi, formë U, stil teatri dhe punëtorie varësisht nga kërkesat dhe nevojat tuaja. Ngjitur me sallën është vendosur Coffee break room ku mund të shijoni pauzat e kafes apo freskimin me pije të ndryshme. Kjo sallë ofron edhe dhomën e përkthimit simultan. 

Galena

Salla Galena ka kapacietet pre 50 personash dhe fleksibilitet të aranzhimit të uljes sipas nevojave dhe kërkesave tuaja. Ngjitur me sallën është vendosur Coffee break room ku mund të shijoni pauzat e kafes apo freskimin me pije të ndryshme.