Për të siguruar një qëndrim sa më të këndshëm të jetë e mundur për ju, Hotel Palace & SPA ka nevojë për bashkëpunimin tuaj në respektimin e marrëveshjes suaj me Hotel Palace & SPA, e cila rregullon të gjitha rezervimet dhe shërbimet për dhomat që klienti mund të përdorë:
Tarifat
Tarifa e hotelit përfshin tarifën e shërbimit dhe të gjitha taksat e detyrueshme, ndërsa vaktet dhe komoditetet e tjera sigurohen me një tarifë shtesë. Ju lutemi kontaktoni Menaxherin e Divizionit të Dhomave ose Recepsionin për tarifën e dhomës tuaj.
Pagesa e faturave
Pagesa e faturave bëhet që në fillim kur bëhet check in. Format e pagesave janë me kartat e debitit dhe kreditit, si dhe me para cash. Ceqet nuk është janë të pranueshme si formë pagese.
Regjistrimi në hotel/ Check-in
Cdo klient i hotelit duhet të paraqesë dokumete të vlefshme të identifikimit si psh kartën e identitetit, pashaportën, dokumentin e qëndrimit të përkohshëm etj, dokumente të cilat nevojiten/ kërkohen për regjistrim në sistemin e brendshëm të hotelit. Kjo është një procedurë e detyrueshme me ligj. Dokumetet ju kopjohen apo mbahen ne recepsion dhe ju kthehen në fund kur largoheni nga ambjentet e hotelit.
Të gjithë personat të cilët përfundojnë me procedurat e regjistrimit nga stafi i recepsionit do të mund të vazhdojnë qëndrimin në hotel.
Përgjegjësia e hotelit është t’ju sigurojë klientëve akomodimin që ata kërkojnë. Nëse Hoteli nuk është në gjendje të sigurojë kategorinë e dhomës që klienti ka rezervuar paraprakisht, klientit duhet t’i ofrohet një dhomë e një kategorie më të lartë me të njëjtin çmim si akomodimi i rezervuar.
Koha e regjistrimit në hotel /check-in
Ora 14:00
Largimi nga hoteli/ Check-out
Kur ju largoheni nga hoteli, koha juaj e largimit është e përcaktuar gjithashtu. Nëse dëshironi të mbani dhomën tuaj pas kohës së përcaktuar, ju lutemi njoftoni pranë recepsionit. Zgjatja e rezervimit do të jepet bazuar në disponueshmërinë e burimeve. Vizitori duhet të largohet nga dhoma jo më vonë se ne orën 11:00 në ditën e nisjes nëse koha e akomodimit nuk është dakorduar ndryshe paraprakisht. Në rast të një check-out me vonesë, çmimi tarifohet edhe për një natë tjetër.
Anulimi i rezervimit
Nëse keni nevojë të anuloni rezervimin tuaj, ju lutemi na njoftoni të paktën 5 ditë para datës tuaj të mbërritjes. Anulimet e bëra brenda këtij afati do të rezultojnë në një kosto të barabartë me të gjithë çmimin e akomodimit që ngarkohet në kartën tuaj të kreditit.
Mos paraqitja
Nëse nuk vini në ditën e caktuar të rezervimit tuaj, dhoma juaj do të ruhet deri të nesërmen në rast se vonoheni papritur dhe nuk jeni në gjendje të na njoftoni. Nëse nuk vini të nesërmen, rezervimi juaj do të anulohet dhe e gjithë shuma e akomodimit do të ngarkohet në kartën tuaj të kreditit.
Pas regjistrimit (check-in) nëse shkurtoni qëndrimin tuaj, do të mirret pagesa e plotë sipas rezervimit.
Ndalohet pirja e duhanit
Pirja e duhanit nuk lejohet në hotelin tonë. Ka shumë vende të tjera jashtë pronës ku lejohet pirja e duhanit. Aty ku pirja e duhanit ndodh brenda dhomës së mysafirëve, do të paguhet një kosto pastrimi prej 200euro.
Ruajtja e bagazheve
Vizitori mund të ruajë bagazhet në dhomën e bagazhit, në varësi të disponueshmërisë së hapësirës për ruajtje, me rrezikun e vetëm të humbjes ose dëmtimit nga ndonjë incident i pa -parashikuar. Bagazhet nuk mund të ruhen për më shumë se 30 ditë.
Sendet me vlerë
Duam t’ju rikujtojmë derën e dhomës së hotelit tuaj duhet ta mbani gjithmonë të mbyllur, edhe kur po qëndroni në dhomë dhe kur jeni jashtë dhomës gjithashtu.Cdo dhomë e hotelit është e pajisur me nga një kasafortë për lehtësinë e klientit për të ruajtur sendet e tyre me vlerë.
Menaxhimi nuk mban përgjegjësi për humbjet ose dëmtimin e sendeve me vlerë të pushuesit nga dhoma e hotelit, dollapët, ose ndonjë pjesë tjetër e hotelit, përfshirë këtu dhe rastet e vjedhjeve.
Paratë, bizhuteritë, dokumentet personale dhe sendet me vlerë duhet të mbahen në kasafortën në dhomën e hotelit të tyre ose, në varësi të konfirmimit, në kasafortën tek recepsioni.
Kafshët në hotel
Ju lutem mos merrni me vete në hotel dicka që mund të sjelli shqetësim tek klientët e tjerë. Kafshët shtëpiake, përfshirë cdo kafshë dhe shpend në pronesinë tuaj, nuk lejohen brenda në hotel, nëse hoteli nuk ka dhënë miratimin e tij paraprak. Kafshët gjithashtu nuk lejohen as në ambjetet e restorantit të hotelit për shkak të rregullave të higjenës në Hotel Palace & SPA.
Dëmet dhe dëmshpërblimet
Vizitori duhet të njoftojë menjëherë Recepsionin në rastet kur sheh ndonje dëm në dhomën e tij/ saj. Për cdo humbje ose dëmtim të pronës së hotelit të shkaktuar nga vizitori, mysafirët e tyre ose dikush tjetër për të cilët ata janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi.
Të drejtat e Menaxhmentit
Kuptohet që nga cdo klient në hotel pritet një sjellje e mirë dhe me edukatë, që nuk shkakton asnjë shqetësim brenda ambjenteve të hotelit.
Menaxhmenti ka autoritetin të kërkojë që çdo vizitor të lirojë dhomën e tij/ të saj ose zona të tjera të hotelit menjëherë, pa u njoftuar paraprakisht dhe pacaktuar ndonjë shkak, dhe mysafiri është i detyruar të pajtohet. Menaxhmenti ka të drejtë të largojë çantat dhe sendet e klientit nga dhoma edhe në rast se ai / ajo refuzon kërkesën nga hoteli.
Fotografitë dhe Video-t
Është kundër ligjit të përdorni imazhe dhe video të xhiruara në hotel për arsye biznesi apo publikime të tjera me qëllime fitimprurëse. Kjo mund të realizohet me marrëveshje paraprake me pagesë. Ata që bëjnë një shkelje të tillë do të përballen me pasoja ligjore.
Rezervimet në grup
Nëse një grup prej dhjetë ose më shumë personash kanë nevojë për dhjetë ose më shumë dhoma, ne kërkojmë njoftim paraprak në mënyrë që të ndihmojmë më së miri mysafirët tanë me check-in. Ne preferojmë të përshëndesim individualisht çdo anëtar të grupit dhe të japim shërbimin më të mirë, më të këndshëm dhe personal të mundshëm. Ne e vlerësojmë mundësinë për të dhënë këshilla për aktivitetet, ngjarjet dhe argëtimin lokal grupit tuaj.
Privatësia dhe Komunikimi
Nëse na kontaktoni përmes postës elektronike, faksit, postës së rregullt ose faqes sonë të internetit, ju pranoni të na mundësoni t’ju kontaktojmë në të ardhmen, i cili mund të përfshijë materiale promovuese në lidhje me ngjarjet e ardhshme, ofertat speciale ose informacionet e përgjithshme. Ne kurrë nuk do të përdorim emrin tuaj ose informacion për ndonjë qëllim tjetër, as nuk do t’ia japim asnjë pale tjetër pa pëlqimin tuaj eksplicit ose nëse nuk kërkohet me ligj. Ne do t’ju ofrojmë mundësinë për t’u çabonuar nga secili mesazh që ju dërgojmë.
Mysafirët shtesë
Nëse nuk tregohet ndryshe, të gjitha çmimet për akomodimin dhe paketat bazohen në një akomodim për dy persona. Për çmimet për mysafirët shtesë, ju lutemi kontaktoni Ekipin tonë të Rezervimeve.
Ndalohet gatimi në dhoma
Për të evituar rreziqet e mundshme, në dhomat e hotelit tone ndalohet gatimi me çdo lloj pajisje përveç nëse ndonjë nga to ofohet nga hoteli (p.sh. ngohresja e ujit).
Garancitë në Hotel Palace & SPA për bagazhet dhe përkatësitë e klientëve
Nëse një klient dështon të paguajë detyrimet e tij, menaxhimi do të ketë të drejtat mbi bagazhet dhe sendet e tyre dhe do të ketë të drejtën të mbajë, shesë ose të nxjerrë në ankand një pronë të tillë në çdo kohë pa njoftuar klientin. Fitimet e shitjes neto do të aplikohen në shumën që i detyrohet vizitorit, në varësi të së drejtës së menaxhimit për të ndjekur mundësi të tjera rikuperimi.
Rregullat e Qeverisë, Rregullimet dhe Aplikimet e ndryshme të Ligjit
Të gjitha aktet dhe ligjet në fuqi, si dhe rregullat dhe rregulloret e ndryshme të qeverisë në fuqi, do të kërkohen të zbatohen dhe të respektohen nga musafirët e hotelit.
MENAXHMENTI REZERVON TË DREJTËN TË SHTOJË, TË ALTERNOJË, TË NDRYSHOJË, OSE MODIFIKOJË SECILËN NGA TERMAT, KUSHTET, OSE RREGULLAT, TË CILAT JANË PJESË APO ABSTRAKTI I KËTIJ DOKUMENTI TË RREGULLAVE DHE POLITIKAVE TË HOTELIT